Spalletti po largohet, Inter fillon bisedimet me trajnerin e ri.
Inter ka identifikuar objektivin kryesor për trajner të ri.
Inter ka zhvilluar kontaktet e para me Antonio Conten në lidhje me angazhimin e tij në postin e trajnerit.
Luciano Spalletti spekulohet se mund të lirohet nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni.
Kurse, mediat italiane raportojnë se ish selektori i Italisë, Conte, është objektivi kryesor i klubit nga Giuseppe Meazza, përcjell lajmi net.
Conte është aktualisht trajner i lirë pas shkarkimit nga Chelsea.
Ndërsa, ai kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain dhe Roma.