Gjykata Themelore anulon vendimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, hedhë poshtë si të palejuar kërkesën e palës me interes J.D

12:33 | 12 Prill 2024
gjykata-themelore-anulon-vendimin-e-agjencise-kadastrale-te-kosoves,-hedhe-poshte-si-te-palejuar-kerkesen-e-pales-me-interes-j.d

Gjykata Themelore në Prishtinë ka anuluar vendimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, njëherit ka hedhur poshtë si të palejuar kërkesën e palës me interes J.D, me të cilën kishte kërkuar nga Gjykata që ndërhyrësit t’i kthehet e drejta pronësore.

Pas përfundimit të konfliktit administrativ, të premten me datë 05.04.2024, gjykata me datë 08.04.2024, ka shfuqizuar Aktgjykimin paraprak A.nr.234/2021 të datës 20.10.2023, duke Aprovuar në tërësi si të bazuar padinë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-Instituti Bioteknik dhe duke anuluar vendimin Nr.03/1638/210 i datës 11.12.2020 të të paditurës Agjencia Kadastrale e Kosovës me seli në Prishtinë.

Njëherit gjykata e ka hedhur poshtë si të palejuar kërkesën e palës me interes J.D, me të cilën kishte kërkuar nga Gjykata që ndërhyrësit t’i kthehet e drejta pronësore.

Aktgjykimi në formë të shkruar ju është ekspeduar palëve ndërgjyqëse dhe të njëjtat do ta marrin atë brenda afatit ligjor. Ndaj këtij Aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, nga dita e pranimit të vendimit nga ana e Gjykatës.

Konflikti administrativ në lidhje me këtë çështje juridike, ishte rizhvilluar pas aprovimit të kërkesës për rishikim të vendimit nga pala me interes J.D, dhe dhënies së mundësisë për të njëjtin që ti paraqes pretendimet e veta, në mënyrë të barabartë me palët tjera në procedurë.

A.nr.234 2021 (1)

 

Komento: