Milan zyrtarizon përforcimin e ri

20:03 | 30 April 2019

Milani e ka ndërmend të ndryshojë skuadrën.

Milani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2023 me portierin 19 vjeçar Alessandro Plizzari, raporton “Tuttomercattoweb”.

Djaloshi është një prodhim i skuadrës së Milanit, e ekipeve zinxhir, por që tashmë ka firmosur kontratën me ekipin e parë.

Kuqezinjtë së fundmi nuk po kalojnë një periudhë aspak të mirë në kampionat, ku së fundmi u mundën nga Torino me rezultatin 2-0 dhe renditen në vendin e 7 me 56 pikë në Serie A, duke rrezikuar kështu që të mos marrin pjesë në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Komento: