I ndodh më e keqja Berlusconit, përfundon në spital

20:59 | 30 April 2019

Berlusconi ka përfunduar në spital.

Momente paniku për ish-presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi.

Biznesmeni italian, i cili aktualisht menaxhon skuadrën e Monza është transportuar me urgjencë në spitalin e “San Raffaele” në Milano, për shkak të shqetësimit në veshka. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi aktual i tij, Monza në një deklaratë për shtyp.

“Presidenti Silvio Berluskoni shkoi në San Raffaele për trajtimin e gurëve në veshka dhe siguroi që menjëherë pas përfundimit të kontrolleve do të bashkohet në fushatën e partisë së tyre, Forza Italia”-mbyllet deklarata e klubit.

Komento: