Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u plagosën 4 persona

20:33 | 01 Maj 2024

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.

Këtë e konfirmoi për Front Online zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti./Front Online

Komento: