Pati sulm në zemër, kjo është gjendja e Casillas

17:23 | 01 Maj 2019

Iker Casillas ka pasur një sum në zemër gjatë stërvitjeve sot, mirëpo, skudra e Portos njofton se gjendja e portierit është e mirë

Portieri spanjoll ka pësuar një sulm në zemër gjatë stërvitjeve në ditën e mërkurë, për t’u shtruar me urgjencë në spitalin e Portos.

Lajmin për sulmin në zemër të Casillas e ka konfirmuar edhe Porto, përmes një komunikate.

Skuadra portugeze tutje sqaron se gjendja e 37 vjeçarit është mirë, stabile dhe problemi me zemër tashmë është zgjidhur.

Casillas që së fundi ka nënshkruar kontratë të re me Porton, pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit./Lajmi/

Komento: