
Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht.
‘’Si pasojë e popullizmit, sipas Freedom House, Liritë Civile kanë ra globalisht për 18-vjet rresht. Kosova me një lider popullist rrezikon me e futë vendin në listë të shteteve të dështuara/Fail State ende pa u bërë shtet i përfunduar, pa ulëse në OKB’’ thotë Matoshi.
Ai shton se sikurse raportet e DASH, Freedom Hause dhe ky i fundit Reporterët pa Kufij, kanë gjetur se zyrtarët e Qeverisë, u angazhuan në fushata për të dëmtuar besimin e publikut tek mediet.
‘’Sikur DASH e Freedom Hause edhe Reporterët pa kufij kanë gjetur se zyrtarët e qeverisë, përfshirë kryeministrin dhe drejtuesit e partisë në pushtet, u angazhuan në fushata për të dëmtuar besimin e publikut tek mediat’’ thekson Matoshi për FrontOnline.
Matoshi më tej thotë se Qeveria ka ndikuar që përmes denigrimit dhe shtrëngimit të gazetarëve dhe opinionistëve të perceptohen ata si armiq të vendit e bashkëpunëtor të Serbisë.
‘’Kësisoj, Qeveria ka ndikuar përmes denigrimit e shtrëngimit që gazetarët dhe opinionistët në publik të përceptohen si armiq të vendit dhe bashkëpunëtorë të pesidentit të Serbisë’’ përfundon Matoshi.