AGK-ja reagon pas gjuhës së Dimal Bashës ndaj gazetares së RTK-së: Intimidim publik

22:03 | 03 Maj 2024
agk-ja-reagon-pas-gjuhes-se-dimal-bashes-ndaj-gazetares-se-rtk-se:-intimidim-publik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha.

Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

Sipas AGK-së, kjo deklaratë e Bashës vjen pikërisht në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin . Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

“AGK-ja, e përgëzon kolegen Foniqi Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit”, thuhet në reagim.

“Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve”.

Komento: