
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë punë liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror, shkruan FrontOnline.
Partia Demokratike e Kosovës për FrontOnline e ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, do të merr pjesë në këtë takim.
Kështu ka thënë për FrontOnline, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu,
”Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim” thotë ai.
Abdullahu, thotë se pjesëmarrja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi në takim me kryeministrin Albin Kurti do të jetë në funksion diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.
”Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja” deklaron Abdullahu.
Hera e fundit kur Kurti kishte ftuar në takim opozitën ishte në nëntor të vitit 2022, ku ishte thirrur për të diskutuar rreth situatës në Veri të Kosovës/FrontOnline/