Prokuroria Speciale njofton për arrestimin e shtetasit serb në Kosovë, dyshohet për vepra kundër rendit kushtetues

15:33 | 11 Maj 2024
prokuroria-speciale-njofton-per-arrestimin-e-shtetasit-serb-ne-kosove,-dyshohet-per-vepra-kunder-rendit-kushtetues

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb, i cili dyshohet për vepra penale kundër rendit Kushtetues të Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ka arrestuar një (1) person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’”, njofton Prokuroria.

“Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura”, thuhet në njoftim. /Front Online/

Komento: