Haradinaj dhe Tahiri pranojnë ftesën e Kurtit për takim, thonë se janë në shqyrtim të saj

18:03 | 11 Maj 2024
haradinaj-dhe-tahiri-pranojne-ftesen-e-kurtit-per-takim,-thone-se-jane-ne-shqyrtim-te-saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, në një prononcim për Blic konfirmoi që kryetari Ramush Haradinaj së bashku me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim.

Xhemaili tha se ende janë në shqyrtim sa i përket pjesëmarrjes.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Ramush Haradinaj bashkë me drejtuesin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë pranuar ftesë nga z. Kurti për takim, të hënën në ora 18:30. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes, jemi ende në shqyrtim”, përfundoi Xhemaili për Gazeta Blic.

Komento: