Ish-zv.ministri i Bujqësisë: Investimet në bujqësi kanë shkuar në “baltë”

17:03 | 12 Maj 2024
ish-zv.ministri-i-bujqesise:-investimet-ne-bujqesi-kane-shkuar-ne-“balte”

Ish-zv.ministër i Bujqësisë, Vesel Krasniqi, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për politikat në subvencionimin e fermerëve.

Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se krejt këto investime në Bujqësi kanë shkuar në ‘baltë’.

 “Subvencionet të cilat ministri Faton Peci po mburret me funksionimin e fermerëve për të gjitha fushat nuk ka analizë të qarta, krejt këto investime e subvencionime shkojnë në baltë. Çmimet janë bërë të papërballueshme. Ministri Peci me Murati duhet të hartojnë politika fiskale që t’i favorizojnë produktet vendore. Me grante nuk bëjnë zgjidhje, vetëm po i mashtrojnë fermerët se nuk mundësh të bësh zgjidhje pa sigurinë në tregun vendor”, deklaron Krasniqi.

Ish-zv.ministri i Bujqësisë ka treguar arsyen se pse po ndodh ngritja e çmimeve tek produktet bujqësore.

“Ngritja e çmimeve është si pasoje që të njëjtën kohë importohen produktet tjera që nga vendet që vijnë shteti nga i cili vjen ka benefite, nuk ka barrierë doganor nuk tatimohet dhe ai vjen brenda shtetit tënd dhe të bënë konkurrencë. I njëjti produkt merr kosto për të dal në tregje dhe nuk mundët me i rezistu atyre produkteve që vinë nga shtetet tjera. Shteti ynë për produktet sezonale duhet me marr masa që kohën kur të dalin në tregje me pas benifite ”, tregoi Krasniqi.

Komento: