Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman

18:33 | 12 Maj 2024
svecla-shfaqet-duke-lundruar-ne-ujman

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liqenin e Ujmanit, bashkë me pjesëtarë të Federatës për Kajakim të Kosovës.

“Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të rinisë sonë.

Liqeni Ujmanit i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, shkruan ai

.

Komento: