
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së. /FrontOnline