Thaçi i VV-së para takimit Kurti-Krasniqi: PDK-ja është bllokuese dhe jo korrekte

16:33 | 13 Maj 2024


Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Për të PDK-ja është treguar jo korrekte dhe bllokuese e sabotuese.

‘’Unë nuk e di agjenden e kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK-së, por si do që të jetë PDK-ja është treguar tash e një vit, që nga shtrirja e sovranitetit në veri është treguar jo korrekte ndaj institucioneve të Kosovës. ‘’ deklaron ai.

Deputeti Thaçi shprehet se ka projekte prej mbi 300 milion euro që janë bllokuar nga PDK-ja

‘’Ka projekte mbi 300 milionë euro që po bllokohen dhe sabotohen nga PDK, kjo është e pa precendent në historinë e Kosovës. Është e pabesueshme qasja e saj karshi zhvillimeve përballë Serbisë’’ thekson ai.

Ndërkohë, për LDK-në thotë se nuk është subjekt politik që mundet me dërgu agjenda përpara.

‘’LDK-ja është ajo qe ka qenë, ata nuk janë në gjendje as me i çu proceset përpara, LDK-ja është si e vitit 2009/10, nuk është e zoja me çu asgjë përpara, i njëjti është edhe Lumiri’’ shprehet ai.

Ndërkaq për AAK-në, deputeti Thaçi thotë se ka qenë më korrekte.

‘’Aleanca ka qenë më korrekte në Kuvend, ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, derisa PDK dhe LDK kanë sabotuar ato marrëveshje’’ përfundon Thaçi.

 

Komento: