Përplasja Bakayoko-Gattuso, agjenti zbulon arsyen qesharake pse u vonua lojtari në stërvitje

11:00 | 02 Maj 2019

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso dhe Tiemoue Bakayoko janë përplasur mbrëmë gjatë stërvitjeve të Milanit.

Kjo ka ndodhur për shkak të vonesës së lojtarit për tu paraqitur në stërvitje.

Agjenti i mesfushorit të Milanit, Tiemoue Bakayoko, ka zbuluar ekskluzivisht detajet për Calciomercato rreth asaj se pse lojtari erdhi vonë në stërvitje, përcjell ORAInfo.

Francezi ishte një orë me vonesë në fushën e trajnimit dhe kjo nuk ishte pritur mirë nga trajneri Rino Gattuso.

“Bakayoko ka pas problem me makinë dhe kjo ishte arsyeja qe ai është vonuar. Lojtari nuk kishte benzinë në makinën e tij në rrugën unazore përpara se të merrte autostradën që duhej ta çonte në Milanello”, ka sqaruar agjenti.

Mbetet të shihet nëse ky arsyetim do të merret parasysh nga trajneri Gattuso. /ORAinfo/

Komento: