Shabani: Qeveria nuk ka mundësi t`i përfundojë projekte infrastrukturore

09:03 | 14 Maj 2024
shabani:-qeveria-nuk-ka-mundesi-t`i-perfundoje-projekte-infrastrukturore


Në anën tjetër, përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se Qeveria Kurti nuk ka mundësi të përfundoj projektet e nisura nga si nga Qeveritë e kaluara, ashtu edhe ato që ka nisur vetë gjatë këtij viti.

Sipas deputetit të PDK-së, Isak Shabani të gjitha premtimet që janë bërë nuk janë realizuar nga kjo Qeveri.

“Disa kanë thënë që do të përfundojnë gjatë këtyre tre viteve e disa më vonë por në bazë të asaj që po shihet këto projekte do të shkojnë ngadalë dhe nuk do të realizohen njëherë. Kurrsesi nuk do t’i përfundojnë gjatë këtij mandati VV-ja këto projekte”, ka thënë ai për Front Online.

Më tutje sipas deputetit të PDK-së mos realizimi i projekteve do të ndikon në votën e qytetarëve.

“Të gjitha premtimet që janë bërë nuk janë realizuar nga kjo Qeveri, tek vota e qytetarëve do të ndikojë”, ka thënë më tutje ai. /FrontOnline/

Komento: