Tishukaj: Projektet ishin të keq menaxhuara

10:03 | 14 Maj 2024
tishukaj:-projektet-ishin-te-keq-menaxhuara


Por, deri sa përfaqësues të subjekteve opozitare janë pesimist në realizimin e projekteve, në anën tjetër përfaqësues së partisë në pushtet mos realizimin e projekteve  e lidhin me defeket  që ato kanë pasur nga Qeveritë e kaluara.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje , Mirlinda Tishukaj tha se projektet nuk i kryen shkaku se ishin të keqmenaxhuara në të kaluarën.

“Është plotësisht e drejtë që ka qenë premtim i yni, por ka projekte që kanë qenë të keq planifikuara, keqmenaxhuara dhe të pa shpronësuara që është në kundërshtim me ligjin”, tha ajo.

Më tutje ajo u ankua edhe për buxhetin e vogël që kishin pasur për shpronësime.

“Për këtë arsye ka pasur ngecje dhe na ka pamundësuar që t`i përfundojmë projektet e caktuara. Buxhetin e kemi gjetur për vetëm 12 milionë euro të planifikuara për shpronësime”, u shpreh Tishukaj për Front Online.

Komento: