Lojtarin që e kërkoi Milani, po e transferon Juventusi

12:46 | 02 Maj 2019

Gjigantët e Serie A, Juventus dhe ata nga Premierliga, Tottenham Hotspur janë të vendosur për të luftuar për yllin e Paris Saint-Germain Adrien Rabiot.

Francezi për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur ngushtë për një kalim të mundshëm edhe në Milan dhe Barcelonë.

Rabiot nuk po rinovon kontratën e tij me PSG pavarësisht se klubi i ka ofruar atij marrëveshje të shumta të reja që ai ka hedhur poshtë.

Barcelona edhe pse kishte një marrëveshje verbale me Rabiot në fund të dhjetorit, ajo nuk u realizua pasi që ata vendosën të nënshkruajnë me Frenkie de Jong.

Real Madridi tashmë ka bërë rrugën e tyre jashtë garës, pasi Zinedine Zidane dëshiron të ndjekë objektiva të tjera si Christian Eriksen dhe Paul Pogba.

Por interesi i Juventusit dhe Tottenhamit mbetet. Nëna e Rabiot Veronique është e dëshpëruar për t’u siguruar që djali i saj luan në Ligën e Kampionëve.

Spurs ka zhvilluar bisedime me lojtarin në dimër, por nuk kanë qenë në gjendje ta nënshkruajnë atë pasi Rabiot mendoi se klubi i vetëm anglez që do të bashkohej është Liverpuli.

Spurs tani janë të gatshëm të thyejnë strukturën e tyre të pagave për të nënshkruar me francezin. /ORAinfo/

Komento: