Berisha: Nuk është prezantuar asnjë vendim që rekomandon çarmatosjen e personelit të burgjeve

10:03 | 15 Maj 2024


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë se nuk është prezantuar ndonjë vendim që rekomandon çarmatosjen e personelit të institucioneve të sistemit të mbyllur.

‘’Të paktën zyrtarisht nuk është prezantua asnjë vendim i tillë apo ndryshim i bazës ligjore, që rekomandon armatosjen e këtij personeli. As drejtori e askush nuk mundet me marrë vendime autoritare. Së pari duhet parë cila është baza ligjore, a ka reformim të ligjit dhe pastaj të vendoset diçka e tillë’’, deklaron ai, për “FrontOnline”.

Berisha thotë se për të marr një vendim, duhet ndryshoj baza ligjore dhe që sipas tij ka procedura për këtë.

‘’Burgjet janë të kategorive të lartë, burgjet e sigurisë me të lartë normal që duhet kenë pajisje më adekuate. Së pari duhet ndryshohet baza ligjore për të marr vendime tjera. Ju e dini ka pasur fenomen të ndryshme për ato burgje’’thekson ai.

Deputeti Berisha thotë se nëse një vendim i marr nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani nuk ka qenë i bazuar në ligj apo dokument zyrtar, do të shqyrtohet ai vendim.

‘’Duhet të ketë procedura ndryshimi e jo të merren vendime në kokë në vete. Nëse nuk është i bazuar në ligj, në një dokument zyrtar, atëherë është vendim i ngutshëm i cili do të shqyrtohet’’ përfundon Berisha. /FrontOnline/

 

Komento: