Sindikata shpreh ngushëllime për policen që vdiq dje: Policia urgjent të ndërmarrë hapa për përmirësim të kushteve

11:03 | 15 Maj 2024
sindikata-shpreh-ngushellime-per-policen-qe-vdiq-dje:-policia-urgjent-te-ndermarre-hapa-per-permiresim-te-kushteve

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtares policore, Lumnije Dervodeli Borovci.

Në telegramin e ngushëllimit, kërkohet që Policia e Kosovës të merr masa urgjente për përmisimin e kushteve për pjestarët e saj.

Kjo për shkak që zyrtarja policore nga Gjilani, Lumnije Dervodeli Borovci, dyshohet se kreu vetëvrasje në shtëpinë e saj gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu, në reagimin e Sindikatës theksohet se janë në dispozicion që ta ndihmojnë familjen e polices së ndjerë.

“Me rastin e vdekjes së koleges tonë, zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, Sindikata e Policisë së Kosovës i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerën. SPK vlerëson se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të PK-së. SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhëm raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten.”, thuhet në reagimin e SPK-së.

Komento: