“Monstrum, e tmerrshme”, Matoshi që ishte pjesë e AKR-së flet për Naim Murselin

19:33 | 15 Maj 2024
“monstrum,-e-tmerrshme”,-matoshi-qe-ishte-pjese-e-akr-se-flet-per-naim-murselin

Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e AKR-së, tha se Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ishte person që imponohej.

“Edhe në kohën sa e kom njoftë kam pas një mosdurim ndaj tij, këtë e dinë edhe kolegët që kanë qenë në parti për shkak të disa veprimeve të tij për mendimin tim jo të drejta. Ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të AKR-së. Por ai ka dalë dhe ka folë në emër të AKR-së dhe kjo nuk më ka pëlqy”, tha Matoshi.

“E kam njohur si person që imponohet, ajo që ky person e ka bo është e tmerrshme”, tha ai.

Komento: