Po largohet nga Bayerni, Thomas Muller tregon skuadrën e tij të re

14:01 | 02 Maj 2019

Duket se Thomas Muller po largohet nga skuadra e Bayern Munichut.

Thomas Muller karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Mesfushori i Bayern Munich, Thmoas Muller, po kërkohet nga dy skuadra të Serie A.

‘Kicker’ shkruan se Milan dhe Inter janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin 29 vjeçar.

Raportohet se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë nuk është plotësisht i lumtur në Bavari, duke qenë i hapur për një lëvizje të re.

Përveç Interit dhe Milanit, interesim për Muller ka edhe nga skuadrat e Premierligës.

Muller është pjesë e skuadrës së parë të Bayern Munich nga viti 2008, dhe në 315 paraqitje ka shënuar 110 gola.

Komento: