Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se dërgimi i letrës në KiE në momentet e fundit para votimit , me njoftimin se Kosova po përgatit një draft të saj të Asociacionit për ta dërguar në Kushtetuese është gabim kardinal.
Sipas saj me këtë veprim Kosova ka treguar joseriozitet, ka thelluar mosbesimin e shteteve aleate për bashkëveprim ndërkombëtar me Kosovën, si dhe i ka hapur rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia.
“Gabim kardinal – dërgimi i letrës në KiE në momentet e fundit para votimit – me njoftimin se Kosova po përgadit një draft të saj të Asociacionit për ta dërguar në Kushtetuese! 1. Tregon joseriozitet në përcaktimin se Kosova nuk mund të defunksionalizohet me Asociacion; 2. Thellon mosbesimin e shteteve aleate për bashkëveprim ndërkombëtar me Kosovën; 3. I hapë rrugë kushtëzimit edhe më të rëndë të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar ajo në një postim në platformën “X”.