
Komiteti i Ministrave që duhet të vendosë përfundimisht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mblidhet sot dhe nesër në Strasburg.
Pikërisht sot, Qeveria e Kosovës e ka njoftuar KiE se po e përgatit një draft-statut të frymëzuar nga Friedrich Ebert.
Për këtë vendim të pushtetit, kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Hisen Berisha, deputeti nga radhët e PDK-së, ka deklaruar për Front Online se me këtë veprim Kosova po tregon jo seriozitet.
Ai e ka quajtur skandaloz, letre e Qeverisë dërguar Këshillit të Evropës.
“Kjo është skandaloze në vete, pasi Kosova me këto veprime po tregon mungesën e seriozitetit të saj. Kryeministri Kurti ka pranuar një draft parimisht, i cili bazohet në zotimin e përbashkët me Presidenten dhe Kryeparlamentarin, si dhe marrëveshjen e Planit Franko-Gjerman dhe Aneksit të Ohrit. Me pranimin e draftit të statutit, Kryeministri është pajtuar që ta dërgojë vetë në Kuvend”, deklaron Berisha.
Deputeti Berisha e ka cilësuar të vonshëm veprimin e ekzekutivit, duke thënë se Kosova e ka humbur shansin për anëtarësim.
“Njoftimi i tanishëm se Kosova po përgatit një draft të ri është po aq i vonuar, sa dhe jo serioz, dhe me të gjitha këto përpjekje, Kosova ka humbur rastin për Këshillin e Evropës”, theksoi Berisha.
Suksesi në KiE nuk mund të jetë pas dërgimit të letrës, se koha është e shkurtër, vlerëson deputeti.
Berisha thotë se krijimi i një drafti të ri nuk ofron përmirësim të bashkëpunimit.
“Në lidhje me njoftimin e Gërvallës, koha midis njoftimit dhe mbledhjes së Komitetit të Ministrave në Strasburg është shumë e shkurtër për të arritur çdo sukses. Krijimi i një drafti të ri apo një njoftim i tillë përpara një takimi të rëndësishëm ndërkombëtar mund të shkaktojë diskutime, por nuk ofron pretekst për dialog dhe përmirësim të bashkëpunimit, përveçse qëndrimit aktual që është në dëm për Kosovën”.
Kryediplomatja Donika Gërvalla, në letrën e dërguar në Strasburg shkroi se presin që Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në Këshillin e Evropës, “duke marrë parasysh këto hapa konkretë dhe të prekshëm të ndërmarrë nga Kosova”.
Ajo shkroi se draft-statuti i Qeverisë plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb dhe e respekton Kushtetutën e Kosovës e parimet e Këshillit të Evropës.
“Drafti siguron, jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin”, shkroi Gërvalla në Facebook sot./ FrontOnline