S’kalon Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

14:03 | 16 Maj 2024
s’kalon-projektligji-per-shendetin-riprodhues-dhe-fertilizim-te-asistuar-mjekesor

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot të votojnë për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk pati kuorum për votimin e kësaj pike dhe ajo është shtyrë për seancën tjetër.

“Nuk kem i mundësi ta trajtojmë çështjen më tutje, amendamenti 4 qe ti trajtojmë amendamentet tjera, mbetet për një seancë tjetër edhe kjo”, ka thënë Konjufca.

Kjo pikë e rendit të ditës së sotshme nuk ka pasë kuorum edhe disa herë të tjera.

Komento: