Haradinaj takon Jasharajn: Qasja armiqësore e qeverisë i ka goditur financiarisht mësimdhënësit

16:33 | 16 Maj 2024
haradinaj-takon-jasharajn:-qasja-armiqesore-e-qeverise-i-ka-goditur-financiarisht-mesimdhenesit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e SHBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili ia ka shprehur shqetësimet për kontratat e reja të punës që po u ofrohen mësimdhënësve.

Këto kontrata, sipas Haradinajt, janë një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Në takim të përbashkët me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kryetarin Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, pranova shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po u ofrohen mësimdhënësve, një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor parauniversitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Komento: