Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti

22:33 | 16 Maj 2024
tahiri:-nje-pjese-e-pushtetit-eshte-verbuar-skajshmerisht,-e-tjetra-vazhdon-me-eksperiment-pas-eksperimenti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se si subjekt politik kanë qenë konsistent në raport me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Tahiri ka thënë se e kanë ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar ka me qenë më kushtueshëm se ai fillestar.

“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar.

Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”, ka thënë Tahiri.

Komento: