Problemet nuk kanë të ndalur për Milanin, tani në ‘hall’ me yllin e skuadrës

15:10 | 02 Maj 2019

Duket se problemet nuk kanë të ndalur për skuadrën e Milanit.

Milani nuk po shijon një sezon të mirë, teksa flitet për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Gennaro Gattuso.

Por nuk problemet nuk janë vetëm te trajneri, por edhe te grupi i lojtarëve.

Është mesfushori Tiemoue Bakayoko, i cili para disa muajve shprehu dëshirën për të qëndruar në ‘’San Siro’’, por vetëm disa ditë më parë ndryshoi mendim.

Bakayoko është i huazuar nga Chelsea, por edhe pse po shijon një sezon të mirë, e ardhmja e tij është në dyshim për shkak të fyerjeve të shumta raciste që po ndodhin në Serie A.

Deklarata e tij disa ditë më parë, ku tha se nuk e di nëse do qëndroj në Itali, ka vënë në aksion edhe drejtuesit e Milan.

Këta të fundit po e konsiderojnë opsionin e largimit në fund të sezonit për francezin.

Komento: