
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e feston ditëlindjen e 42-të të premten. Natyrisht, urimet nuk i mungojnë.
Sidoqoftë, dikush, duke dashur t’ia urojë ditëlindjen, e ka deformuar rëndë foljen, duke i dhënë kuptim tjetër. Drejtshkrimi ka rëndësi.
Një qytetar me emrin Tau Qoqaj, në profilin e të cilit në “Facebook” thuhet se jeton në Slloveni, duke dashur që t’ia urojë ditëlindjen presidentes, ka rrëshqitur në gafë.

Ai e ka shkruar foljen “qofshi” në mënyrë jo të duhur në lajmin e shperndare në “Facebook”, ku njoftojmë njoftohet se Osmani është uruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu, raporton nacionale.

Sidoqoftë, çdo njeri gabon dhe shpresojmë që bashkatdhetari ta përmirësojë gabimin.