Pas dështimit në KiE, Krasniqi: Sot, edhe zyrtarisht ky pushtet e ka humbur legjitimitetin, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

17:03 | 17 Maj 2024
pas-deshtimit-ne-kie,-krasniqi:-sot,-edhe-zyrtarisht-ky-pushtet-e-ka-humbur-legjitimitetin,-zgjedhjet-e-parakohshme-jane-te-domosdoshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë e hidhur për Kosovën dhe për qytetarët e saj pasi sot dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Krasniqi ka thënë se në vend se “të konkretizonim një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë tonë – e për çfarë është punuar gjatë, sot jemi dëshmitarë të humbjes së mbështetjes nga partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Kjo Qeveri, ky pushtet, pa përjashtuar asnjë nga përgjegjësit e institucioneve shtetërore, dështoi ta finalizojë një punë thuajse të kryer. Mbështetjen e ktheu në injorim. Besimin në zhgënjim. E të ardhmen e sigurt të qytetarëve tanë – e shndërroi në faturë të lartë politike që duhet ta paguajnë po ata”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Komento: