Nga ASK-ja: Ja kur bëhet pagesa për regjistruesit e popullsisë

19:33 | 17 Maj 2024
nga-ask-ja:-ja-kur-behet-pagesa-per-regjistruesit-e-popullsise


Zëdhënsja e ASK-së, Hazbije Qeriqi, për FrontOnline, po ashtu ka treguar edhe për kohën kur do të bëhet pagesa për rreth tre mijë regjistrues që kanë marrë pjesë në këtë proces.

‘’Ka qenë e planifikuar se si të bëhet pagesa. Pagesën për pjesën e trajnimeve tashmë e kanë marrë, ndërkaq pjesa e punës në terren bëhet me realizim, sepse për çdo pyetësor sepse varet sa pyetësor i kanë bërë edhe ashtu paguhen, që besoj se nga mesi ose fundi i qershorit kryhen gjitha pagesat për regjistruesit’’ deklaron ajo.

Ndërkaq për numrin e popullsisë  që janë regjistruar nga diaspora, zëdhënësja e ASK-së, thotë se kalon shifrën prej mbi 400 mijë.

‘’Deri në ditën e hënë e kemi pasur një shifër prej 400 mijë qytetarë që janë regjistruar, përmes platformës online dhe përmes pyetësorëve fizik dhe kur të shpallen rezultati pritet të del edhe shifra përfundimtare’’ përfundon ajo për FrontOnline.

Komento: