Basha për kryediplomatin shqiptar: S’e di njeri a është Ministër i Bjellrusisë apo Shqipërisë

20:33 | 17 Maj 2024
basha-per-kryediplomatin-shqiptar:-s’e-di-njeri-a-eshte-minister-i-bjellrusise-apo-shqiperise

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në Këshillin e Evropës, sesa nga Shqipëria.

Ai kritikoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, për fjalimin që mbajti sot në mbledhjen e KiE-së.

“Kosova ka gjet më shumë mbështetje te shtetet si Britania, se sa Shqipëria!Kur e dëgjon Igli Hasanin duke fol në Këshillin e Evropës, se di njeri a është ka flet Ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi” shkruan Basha në Facebook.

 

 

Komento: