Raçi: Bizneset do të kenë mungesë të punëtorëve nëse s’reagojnë më shpejtë në rritje pagash

14:03 | 19 Maj 2024
raci:-bizneset-do-te-kene-mungese-te-punetoreve-nese-s’reagojne-me-shpejte-ne-rritje-pagash


Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo edhe inxhinierëve.

Ai thekson se bizneset do të kenë mungesë të punëtorëve nëse nuk reagojnë më shpejtë në paga dhe në sigurime shëndetësore.

“Liberalizimi i vizave ka ndikuar përveç pozitivisht, në anën tjetër e ka një humbje për shkak se ka humbje të punëtorëve, ka ikje të punëtorëve të thjeshtë por edhe ikje të profesionistëve si doktorëve e mjekëve, inxhinierëve. Kjo ndikon shumë në zhvillimin ekonomik, përvec saj, bizneset do të kenë mungesë të punëtorëve nëse nuk reagojnë më shpejtë në paga dhe në sigurime shëndetësore, ka me rënë edhe tek rënia e konsumit e që ka me ndiku shumë në ekonominë e Kosovës”, tha ai.

Sipas Raçit ndër sektorët më të prekur nga mungesa e fuqisë puëntore janë sektori shëndetësor, pastaj gastronomia e shumë sektorë të tjera.

“Sektori shëndetësor është prekur më së shumëti, ai i tregtisë dhe ai i gastronomisë, por gjithë sektorët kanë ndikuar të prekën shumë dhe tjetra që ka me ndiku është se janë ulur shumë kriteret. Dhe kam dëgjuar që Gjermania ka nis me ulë kriterët me qëllim që me thithë fuqinë punëtore e që në këtë rast prekët edhe Kosova”, tha Raçi për Front Online.

 

Komento: