
Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë.
Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë janë vërshuar.
Më poshtë gjeni pamjet se si është gjendja në lagjen Emshir në mëngjesin e sotëm.
Kjo nuk është hera e parë që kjo rrugë shndërrohet në “liqe” sa herë që bie shi.
Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë tërë javës do të kemi reshje shiu në vendin tonë.