Milan- Mustafi, ky është lajmi i fundit nga Italia

17:09 | 02 Maj 2019

Dy gjigantë italianë interesohen për Shkodran Mustafin.

Ndër skuadrat e interesuara për futbollistin shqiptar është edhe Milani.

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në futbollin italian gjatë verës. Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Arsenali dhe atë e duan dy gjigantë të Serie A

Shkodran Mustafi e kishte kaluar një eksperiencë të paharrueshme në futbollin italian, ku kishte luajtur tek Sampdoria, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, e njëjtë gjë futbollistit shqiptar nuk po i ndodh edhe në Angli.

Pasi u transferua nga Valencia, ku pati eksperiencë po ashtu të shkëlqyeshme, për 40 milionë euro, përfaqësuesi gjerman nuk arriti të bind me cilësitë e tij në Premierligë.

Ai po merr kritika të ashpra dhe të vazhdueshme nga tifozët e Arsenalit, ku nuk e ka gjetur si duhet veten.

Andaj, eksperienca e tij në “Emirates Stadium” mund të përfundojë gjatë kësaj vere.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star, Mustafi do të largohet në drejtim të Italisë, ku po e kërkojnë gjigantët Juventus dhe Milan.

Por, në opsion të Mustafit është edhe Gjermania, ku e kishte nisur karrierën dhe ku e ka pranuar se do të donte të luajë në të ardhmen.

Komento: