Humbi njërin dhëmb gjatë ndeshjes, lojtari i njohur befason me deklaratën e tij

19:32 | 02 Maj 2019

Lenglet ka qenë pikë kryesore e formacionit të Barcelonës këtë edicion.

Qendër mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, dha një kontribut të madh në fitoren e skuadrës së tij, në përballjen me Liverpool.

Francezi ishte një nga më të mirët në fushë, duke qenë solid në mbrojtje dhe duke fituar disa duele me sulmuesit e Liverpool.

Përplasjet e tij ishin të shpeshta në takimin e mbrëmshëm, gjatë së cilit ai humbi edhe një pjesë të dhëmbit.

Gjithsesi, lojtari nuk është i mërzitur për atë që i ndodhi dhe ka thënë se do të sakrifikonte edhe më shumë për sukseset e skuadrës.

“Humba një pjesë të dhëmbit, por nuk është diçka serioze” ka thënë Lenglet për ‘RMC Sport’, transmeton lajmi.

“Por, nuk do të më pengonte nëse do të humbja edhe ndonjë dhëmb tjetër” ka thënë tutje lojtari, duke insistuar se suksesi i skuadrës bën që gjithçka tjetër të harrohet.

Lenglet ka qenë pikë kryesore e formacionit të Barcelonës këtë edicion, pas lëndimit të Samuel Umtiti.

Ish anëtari i Sevilla ka fituar besimin e trajnerit duke regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme krahë Gerard Pique.

Deri në këtë pikë të sezonit, ai me skuadrën katalane kanë triumfuar në La Liga, kanë siguruar finalen e Kupës së Mbretit, si dhe janë me një këmbë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Komento: