Nuk kanë të ndalur probleme te Milani, ylli largohet me paterica nga stërvitja

20:38 | 02 Maj 2019

Vazhdojnë problemet te Milani.

Tjetër problem me dëmtimet në shtëpinë e Milanit, në një sezon që po kthehet në një dështim edhe më të madh se ata të shkuarit.

“Sky Sport” ka informuar se Mattia Caldara, mbrojtësi kuqezi që sapo ishte kthyer nga një dëmtim serioz, është larguar nga qendra stërvitore me paterica, transmetontelesport.

Futbollisti ka pasur një problem në gju gjatë seancës së sotme stërvitore. Koha e rikuperimit do të zbulohet pasi Caldara t’i nënshtrohet analizave mjekësore.

Komento: