Xhemaili i AAK-së: Nëse s’ka shpërbërje javën që vjen, zgjedhjet mbahen në afat të rregullt

20:03 | 24 Maj 2024
xhemaili-i-aak-se:-nese-s’ka-shperberje-javen-qe-vjen,-zgjedhjet-mbahen-ne-afat-te-rregullt


Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK thotë për Front Online se javën tjetër do të vendoset se kur do të mbahet seanca e ardhshme ku do të diskutohet për kërkesën e grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me tri vjet qeverisje të Kurtit.

Ai thotë se AAK-ja ka qëndrim të qartë, që të shkohet në zgjedhje vetëm me dorëheqjen e Kurtit ose mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

“Në mbledhjen e radhës së Kryesisë, sigurisht që do të vendoset se kur do të mbahet seanca e ardhshme ku do të diskutohet për kërkesën e grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me tri vjet qeverisje të Kurtit. Sigurisht që qëndrimi ynë është i qartë, është i ditur. Ne shkojmë në zgjedhje vetëm me dorëheqjen e Kurtit ose mocionin e rrëzimit të Qeverisë. Tjetër opsion nuk përkrahim”, tha ai.

Ai poashtu tha se  nëse nuk votohet javën që vjen mocioni për rrëzimin e qeverisë “Kurti” atëherë zgjedhjet mbahen në afatin e paracaktuar, pra zgjedhje të rregullta.

“Nëse nuk ndodhë kjo atëherë zgjedhjet mbahen në afatin e paracaktuar, pra zgjedhje të rregullta por ne presim që të marrim përkrahjen e  partive tjera për votim në mocion të rrëzimit të qeverisë nëse kryeministri këmbëngul për mos të dhënë dorëheqje”,
 tha Xhemaili.

Komento: