Hoxhaj: Bota po vepron veç në bazë të interesave,na duhet qeveri pa Kurtin

19:56 | 27 Maj 2024
hoxhaj:-bota-po-vepron-vec-ne-baze-te-interesave,na-duhet-qeveri-pa-kurtin

sh-Kryediplomati i Kosovës e nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se mënyra se si u votua në OKB në lidhje me Gjenocidin në Srebrenicë, tregoi edhe njëherë se bota tashmë po vepron vetëm në bazë të interesave, dhe jo në bazë të vlerave.

Sipas Hoxhajt, në këto momente vendimtare, Kosovës i duhet qeveri pa Kurtin, properëndimore, që do të rreshtohej kah aleatët strategjikë e kundër armiqëve si Serbia e Rusia.

Shkrimi i plotë:
Mënyra se si shtetet në OKB kanë votuar për të mbështetur dhe kundërshtuar Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, është këmbanë alarmi edhe për Kosovën! Kjo tregon se ne jetojmë në një botë të zvogluar, ku historia po rishkruhet dhe ku kohës dhe hapësirës po u ndryshon kuptimi! Një botë e përcaktuar vetëm nga interesat, pa asnjë parim dhe vlerë! Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës, vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm! Vetëm një qeveri properëndimore e ripozicionon shtetin tonë drejt, si në raportet me aleatët strategjikë, si përballë armiqve strategjikë të saj, Serbia e Rusia e shumë të tjerë në botë!

Komento: