Komuna e Dragashit hap tender 20mijë euro për një shëtitje në Itali

13:16 | 28 Maj 2024
komuna-e-dragashit-hap-tender-20mije-euro-per-nje-shetitje-ne-itali

20 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të Dragashit një shëtitje në Itali. Asamblistët dhe stafi komunal do të nisen për në Itali-Venecia, duke qëndruar për 4 netë mjaft luksoze. 

Kuvendi i Komunës në Dragash ka hapur tender për të dërguar asamblistët komunal dhe stafin e komunës në një vizitë në Republikën e Italisë.

Vizita në Itali për stafin dhe asamblistët ditë dhe do ti kushtojë buxhetit të Dragashit, 20 mijë euro.

“Vizita studimore e asamblistave komunal dhe stafit te Kuvendit te Komunës së Dragashit

për në Republikën e Italisë (Venecia) 26 persona – 4 natë dhe 5 ditë si dhe elemente tjera të
specifikuara në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftimin e kontratës.

Pesë qytetet e Italisë që do të vizitohen nga stafi komunal dhe asamblistët e komunës së Dragashit janë: Verona, Venecia, Bologna Florence dhe Pisa.

Sipas, përshkrimit në njoftimin e kontratës, do të jetë një shëtitje bajagi luksoze.

Hoteli duhet të jetë me 4 yje dhe akomodimi ne dy shtretër në dhomë ndërsa një dhomë duhet të jetë e veçantë për një person dhe një dhomë për tre persona)”, thuhet në përshkrim, transmeton Insajderi.

Gjithsej në këtë vizitë do jenë 26 pjesëmarrës.

 

 

Komento: