Gattuso i ka ditët e numëruara te Milani, ky do të jetë trajneri i ri

08:51 | 03 Maj 2019

Vjen lamtumira për Gennaro Gattuson, Milan gjen trajnerin e ri.

Një emër i ri ka dalë në skenë për të marrë drejtimin e Milanit.

‘Rossonerët’ po planifikojnë të ndërprenë bashkëpunimin me Gennaro Gattuson, nëse nuk arrijnë të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Mediet në Itali hedhin një ide të re për bankinën e Milanit.

Emri i ri që është shfaqur, është ai i Gianpiero Gasperinit, trajnerit të Atalantës, përcjell lajmi net.

61 vjeçari po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Bergamo, ku me skuadrën e Atalantës po kërkon kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Giasperini gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar edhe Interin, Crotonen, Palermon dhe Genoan.

Komento: