Juventusi nuk heq dorë, e do me ҫdo kusht yllin e Interit

10:13 | 03 Maj 2019

Duket se skuadra e Juventusit e do me ҫdo kusht lojtarin e Interit, Mauro Icardin.

Në Itali raportohet se Inter dhe Juventus kanë nisur bisedimet për sulmuesin argjentinas.

‘Corriere de Torino’ raporton se drejtorët sportiv të dy skuadrave, Pierre Ausillio i Interit dhe Fabio Paratici i Juventusit, kanë pasur një takim në Londër, ku kanë diskutuar për Icardin.

‘Bianconerët’ kanë rikonfirmuar dëshirën për të transferuar Icardin në fund të sezonit, por pa përmbajtje të asaj që kërkon klauzola në kontratën e lojtarit.

Icardi ka një klauzolë prej 110 milionë euro në kontratën e tij me Inter, ndërsa vlera aktuale e lojtarit në treg cilësohet rreth 80 milionë euro.

Dëshira e Juventusit është që kjo shumë të zbritet deri në 60 milionë eiro.

Icardi 26 vjeçar, është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe në 180 paraqitje ka shënuar 110 gola.

Komento: