Lajm i zi për Milanin, i lëndohet lojtari i njohur

10:39 | 03 Maj 2019

Prej transferimit nga Juventus në Milan, Mattia Caldara ka pasur vetëm ditë të këqija.

Ai më të ardhur në Milan kishte pësuar një lëndim i cili e la jashtë fushës për disa muaj.

E vetëm pak kohë pasi u rikthye në ekip, Caldara ka pësuar prapë dje një lëndim, përcjell ORAinfo.

Ai ka një këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe sot ai do t’i nënshtrohet një operacioni në Villa Stuart të Romës.

Mbrojtësi i Milanit sapo ishte kthyer nga lëndimi dhe dje në stërvije ai ka pësuar një lëndim i cili do ta dëtyojë atë që të operohet.

Caldara është tashmë në Romë dhe këtë mëngjes ai do t’i nënshtrohet operacionit. Medait raportojnë se ai pas këtij operacioni do të munoj 5 apo 6 muaj. /ORAinfo/

Komento: