Lamutmirë Leonardo, Gazidis dhe Elliott e gjejnë zëvendësuesin e tij

11:13 | 03 Maj 2019

E ardhmja e Leonardo të Milan është në dyshim. Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Milanit po ecën në ‘akull të hollë’ për shkak të performancave të këqija të ekipit këtë sezon.

Gennaro Gattuso nuk është i vetmi që mund të largohet nga San Siro në fund të sezonit.

Elliott dhe Gazidis po mendojnë për një organizim të ri të klubit dhe sipas raporteve të mediave italien, një drejtues i ri potencial i futbollit tashmë është identifikuar, përcjell ORAinfo.

Lucas Campos i Lyon është shfaqur si drejtori i ri i mundshëm i Rossonerëve.

Campos tashmë ishte i lidhur me një lëvizje në Romë, por tani Giallorossi duket se është pranë punësimit të Gianluca Petrachi të Torinos.

Lyon padyshim nuk dëshiron të lejojë Camposin të largohet, por Elliott mund ta bindë klubin francez ta lëjoj transferimin e tij në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: