Drejtuesit e Juventusit dhe Interit takohen në Londër, Icardi transferohet të ‘Zonja e Vjetër’

11:31 | 03 Maj 2019

Përfaqësuesit e Interit dhe Juventusit janë takuar këtë javë në Londër për të diskutuar marrëveshjen për Mauro Icardin.

Sipas Il Corriere di Torino, Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, por Inter nuk do të heq dorë nga lojtari për më pak se 80 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh që mund të aktivizohet në dy javët e para të korrikut.

Klauzola, megjithatë, është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Serie A, përcjell ORAinfo.

Juventus shpreson të nënshkruajë Icardin me çmim me të lirë, sepse ende nuk është ofruar asnjë ofertë nga klubet e tjera evropiane dhe për shkak se agjentja e Icardit po kërkon nga Interin që lojtari të paguhet 10 milionë për një vjet, kërkesë kjo e papërballushme për Nerazzurët.

Kampionët e Serie A nuk janë gjithashtu të gatshëm të përfshijnë Paulo Dybala në një marrëveshje potenciale për shkëmbimin e lojtarëve.

Oferta e tyre është vetëm me para dhe gjatë takimit të fundit të mbajtur në Britani të Madhe e kanë bërë të qartë se Dybala nuk do të përfshihet në marrëveshje. /ORAinfo/

Komento: