Messi ftohet në San Siro, pasi vesh fanellën e Milanit

12:02 | 03 Maj 2019

Ish-mbrojtësi i Milanit, Christian Zaccardo, bën një shaka rreth Leo Messit që mund të bashkohet me Milanin.

Fituesi i Kupës së Botës 2006 i Italisë ka postuar një foto të vjetër të Messit me këmishën e rossonerëve.

Foto është marrë pas një ndeshje të Ligës së Kampionëve të luajtur ndërmjet Barcelonës dhe Milanit, përcjell ORAinfo.

Titulli i zgjedhur nga mbrojtësi italian është i këndshëm për disa tifozë, por shumë i trishtuar për të tjerët.

“Ejani Leo, fitoni gjithçka me Barcelonën dhe pas kësaj të presim në Milan”, shkruan Zaccardo.
Gjigantët e Serie A më herët kishin tentuar për të blerë lojtarin më të mirë në botë. /ORAinfo/

Komento: