Krasniqi viziton familjen e Vatovcit: Kontributi i Agimit do të mbahet mend përherë

18:26 | 06 Qershor 2024
krasniqi-viziton-familjen-e-vatovcit:-kontributi-i-agimit-do-te-mbahet-mend-perhere

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vizituar familjen e avokuesit për të drejtat e njreiut, Agim Vatovci, i cili vdiq më 2 qershor të këtij viti.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se Krasniqi, i shoqëruar me bashkëpunëtorë i ka shprehur ngushëllime familjes Vatovci për vdekjen e familjarit të tyre.

“Kontributi i shquar i Agim Vatovcit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në veçanti të personave me aftësi të kufizuara, do të mbahet mend përherë, si shembulli më i mirë i avokuesit në avancimin e këtyre të drejtave”, thuhet në njoftim.

Vatovci ishte avokues i të drejtave të njeriut dhe kryetar i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta.

Komento: