Man Utd, Arsenal dhe Atletico Madrid në ‘garë’ për yllin e Lyonit

15:48 | 03 Maj 2019

Duket se po zhvillohet një garë e madhe mes Manchester United, Arsenal dhe Atletico Madrid për yllin e Lyonit, Moussa Dembele.

Mousssa Dembele është cak interesimi i disa skuadrave të mëdha evropiane.

L’Equipe raporton se Manchester United, Arsenal dhe Atletico Madrid dëshirojnë të nënshkruajnë me 22 vjeçarin.

Kartoni i Dembele kushton 50 milionë euro, dhe për një shumë të tillë, Lyon do të lejonte largimin e tij.

22 vjeçari këtë sezon ka arritur të shënojë 12 gola dhe pesë asistime në 28 ndeshje.

Komento: