Xhakës i ndodh më e keqja

18:09 | 03 Maj 2019

Granit XHAKA nuk po kalon një periudhë të mirë te Arsenali.

Arsenali triumfoi 3:1ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka asistoi në golin e dytë të shënuar nga Alexandre Lacazette në minutën e 26-të.

Por, tifozët e Arsenalit e kritikuan reprezentuesin zviceran pas gabimit në golin e pësuar nga Valencia në minutën e 11-të, që e shënoi Mouctar Diakhaby. Një tifoz e ka quajtur Xhakën si “lojtarin më të keq në historinë e Premierligë”, shkruan “The Sun”.

Ndërkohë, një tjetër ka shkruar: “Përsëri Xhaka, lë hapësirë dhe e dhuron topin. Valencia po e sulmon atë sepse e dinë se ai është i dobët dhe i palëvizshëm”.

Komento: